Ekip
08 Janar 2017•Përditësim: 09 Janar 2017
LONDËR (AA) – Pas mungesës disajavëshe, mbretëresha britanike Elisabeta II (Elizabeth II) është rishfaqur sot në publik për të marrë pjesë në një meshë në kishën e cila gjendet në afërsi të pronave mbretërore në Sandringham të Norfolkut, në lindje të Anglisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ishte kjo paraqitja e parë e saj në publik pas mungesës disa javëshe për çka me të hyrë në kishën shën Maria Magdalena mbretëresha 90 vjeçare u prit me duartrokitje.
Mbretëresha Elizabeta II rregullisht viziton kishën, mirëpo së fundmi, për herë të parë në 30 vitet e kaluara ajo nuk mori pjesë në meshën e Krishtlindjeve, nga siç tha pallati i Buckinghamit, ftohjes së rëndë të mushkërive. Ajo gjithashtu mungoi edhe në meshën e Vitit të Ri.
Mbretëresha vitin e kaluar ishte në përgjithësi në gjendje të mirë shëndetësore, por me të hyrë në dekadën e dhjetë të jetës, ajo ndjeshëm pakësoi udhëtimet dhe paraqitjet publike.