İnci Gündağ
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Me rastin e ditëlindjes së 90-të të mbretëreshës Elizabeth II, në Londër është organizuar një paradë ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, duka i Edinburgut, Philip, ju bashkuan paradës në karrocën mbretërore e cila nisi nga pallati Buckingham. Turistë të shumtë dhe qytetarë vendas ndoqën paradën në të cilën morën pjesë mbi 1.600 ushtarë, 300 kuaj dhe gjashtë orkestra ushtarake.
Mbretëresha e veshur me kombinim të gjelbër, mbante edhe doreza të bardha dhe një kapelë të gjelbër në të cilën kishte një lule trëndafili. Pas kësaj mbretëresha dhe bashkëshorti i saj që kanë një martesë 68 vjeçare u kthyen në Buckingham që bashkë me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndjekin manovrat e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF).