Fatma Esma Arslan
03 nëntor 2016•Përditësim: 03 nëntor 2016
PARIS (AA) - Kampi i refugjatëve "Xhungël" në qytetin Calais të Francës është zbrazur plotësisht me evakuimin edhe të 291 personave të përbërë nga gratë dhe familjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefektura e Pas-de-Calais ka njoftuar se në orët mesditës me 30 autobusë ka marrë nga kontejnerët menjëherë pranë kampit refugjatët e fundit duke i dërguar në qendra të tjera të refugjatëve në vend.
Me largimin e grupit të fundit të mbetur në kamp nuk ndodhet më asnjë refugjat.