Ali Abo Rezeg
05 Nëntor 2019•Përditësim: 06 Nëntor 2019
Forcat izraelite sot arrestuan dymbëdhjetë palestinezë gjatë bastisjeve brenda natës të kryera në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se personat u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore", pa sqaruar për natyrën e aktiviteteve të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e okupuar Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të "kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, afër 5,700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në objektet e paraburgimit në Izrael.