Zeynep Hilal Karyağdı
13 Dhjetor 2018•Përditësim: 13 Dhjetor 2018
KUDS (AA) – Forcat izraelite kanë martirizuar një të ri palestinez në Kuds me pretendim se ka tentuar të kryejë sulm me thikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld në një deklaratë ka thënë se një person me identitet ende të papërcaktuar, ka tentuar të kryejë “sulm me thikë” në një stacion policor në rajonin Qyteti i Vjetër i Kudsit, dhe se forcat policore kanë neutralizuar personin në fjalë duke gjuajtur me armë zjarri.
Rosenfeld njofton se në ngjarje 2 policë izraelitë kanë pësuar plagë të lehta.
Ndërkohë siç raportojnë gazetat izraelite Haaretz dhe Yedioth Ahronot thuhet se “i riu palestinez është vrarë nga policia izraelite”.
Forcat izraelite vazhdojnë shkeljet e tyre ndaj palestinezëve me pretendim se palestinezët po kryejnë “tentativë për sulm me thikë” ose “tentativë për të shtypur me makinë”. Organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë Izraelin për ekzekutime jashtëgjyqësore ndaj palestinezëve.