Vügar Novruzoğlu
24 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
MOSKË (AA) - Gjenerali i forcave ushtarake ruse të cilat operojnë në Siri, Aleksandr Dvornikov, ka deklaruar se trupa të Forcave Speciale të Rusisë ndodhen në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetën, "Rossiyskaya Gazeta", gjenerali shprehet: "Nuk do ta fsheh praninë e trupave të Forcave Speciale ruse në Siri. Këto trupa përdoren për përcaktimin e koordinatave dhe drejtimin e avionëve bombardues të Rusisë në operacionet në Siri si dhe operacione të tjera".