Ekip
12 Mars 2016•Përditësim: 13 Mars 2016
PARIS (AA) – Policia franceze ka arrestuar 14 aktivistë të rinjë të të djathtës ekstreme, të cilët kanë djegur goma duke u përpjekur që t'ua bllokojnë rrugën emigrantëve për në portin Calais për ti parandaluar ata që hynë në qendër të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi i quajtur "Generation Identitaire", në një deklaratë theksoi se aktivistët e saj të shtunën morën kontrollin e dy urave duke kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) dhe qeveritë kombëtare të kthejnë kufijtë.
Nga Drejtoria rajonale e policisë thuhet se 14 persona janë ndaluar dhe është konfiskuar një kamion. Në këtë mënyrë, thonë ata, kanë treguar vendosmërinë e qeverisë franceze që të "mos lejojnë që lëvizjet ekstremiste të manipulojnë me krizën e emigrantëve".