Moustafa Maged Haboosh,Ali Semerci
22 Dhjetor 2018•Përditësim: 23 Dhjetor 2018
GAZA (AA) - Katër palestinezë u vranë gjatë ndërhyrjes ushtarake izraelite në protestat e "Marshit të Kthimit të Madh" të mbajtura në rajonin kufitar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, gjatë protestës të premten u plagos Eymen Munir Muhammad Subeyr një 18-vjeçar, i cili iu nënshtrua plagëve.
Numri i të vrarëve në protestat e mbajtura të premten u rrit në katër. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë plagosur 40 persona, në mesin e të cilëve janë dhe katër persona nga personeli i emergjencës dhe dy gazetarë.
Palestinezët, që nga 30 marsi përgjatë Rripit të Gazës dhe Izraelit, po organizojnë protestat "Marshi i Kthimit të Madh".
Ushtarët izraelitë kundër popullatës civile që kërkojnë të kthehen në territorin nga i cili janë dëbuar dhe për heqjen e bllokadës së Gazës, e cila zgjat nga viti 2006, i përgjigjen me armë zjarri.
Në sulmet izraelite gjatë demonstratave, 243 palestinezë u vranë dhe më shumë se 25.000 të tjerë u plagosën.