Bota

Gjermani, anulohen 50 fluturime në aeroportin e Frankfurtit

Për shkak të protestës së aktivistëve të klimës, trafiku ajror në aeroportin e Frankfurtit u ndal përkohësisht, por ai rifilloi me vonesë pasi policia ndërhyri kundër aktivistëve

Cüneyt Karadağ  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Gjermani, anulohen 50 fluturime në aeroportin e Frankfurtit

Berlin

Në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani janë anuluar 50 fluturime për shkak të protestës së aktivistëve të klimës, transmeton Anadolu.

Për shkak të protestës së aktivistëve të klimës, trafiku ajror në aeroportin e Frankfurtit u ndal përkohësisht, por ai rifilloi me vonesë pasi policia ndërhyri kundër aktivistëve.

Zëdhënësja e aeroportit tha se për shkak të aksionit janë anuluar 50 fluturime.

Në postimin në llogarinë X të grupit "Letzte Generation" (Brezi i Fundit) thuhet se "Vazhdimi i nxjerrjes dhe përdorimit të naftës, gazit dhe qymyrit është kërcënim për ekzistencën tonë. Ndaloni përdorimin e karburanteve fosile deri në vitin 2030".

Policia tha se pas ndalimit dhe identifikimit të 8 aktivistëve, ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për ndërhyrje të rrezikshme në trafikun ajror dhe hyrje të paautorizuar.

Aktivistët e klimës paralizuan trafikun ajror në aeroportin Këlln-Bon për rreth 3 orë më 24 korrik. Mësohet se policia ka vendosur të rrisë sigurinë në të gjitha aeroportet për shkak të protestave që kanë zgjatur prej dy ditësh.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın