Kaamil Ahmed
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
JERUSALEM (AA) – Gjykata e Lartë e Izraelit ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen e zhvendosjes së kolonëve nga një paralagje e paligjshme në Bregun Perëndimor në një tokë të afërt, pasi pronarët e tokave palestineze kundërshtuan një gjë të tillë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata ka ndaluar qeverinë izraelite të ndërtojë në tre parcelat e tokës në pronësi private, deri në shqyrtimin e vendimit, bënë të ditur grupi izraelit i të drejtave Yesh Din, e cila përfaqëson pronarët në një deklaratë të hënën në mbrëmje.
Pasi Gjykata e Lartë kishte vendosur se paralagjja Amona ishte e paligjshme dhe banorët duhet të dëbohen, qeveria bëri një marrëveshje me kolonët për evakuim të qetë, duke u mundësuar në këmbim për këtë të ndërtojnë në tokën e afërt, për të cilën kishin pretenduar se ishte e braktisur dhe e cila u kundërshtua nga palestinezët lokalë.
"Që kur u sugjerua përdorimi i pasurisë së braktisur, ne kemi thënë se një padrejtësi nuk mund të korrigjohet me një tjetër, dhe se pjesa tjetër e tokës nuk mund të merret vetëm për ti qetësuar banorët Amon. Ne jemi të vendosur që të mbështesim pronarët në luftën e tyre për të drejtën e pronës, duke përdorur të gjitha mjetet juridike ne dispozicion", tha drejtori ekzekutiv i Yesh Din, Neta Patrick.