Furkan Naci Top
08 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
LESBOS (AA) - Në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), 45 emigrantë pakistanezë u dëbuan nga ishulli grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Atyre iu refuzua kërkesa për azili dhe ata u nisën nga Lesbosi për në vendlindje.
Zëdhënësja e Frontex-it, Ewa Moncure tha se bëhet fjalë për 45 burra të cilët u dëbuan pasi iu refuzua kërkesa për azil. Në mëngjes nga kampi Moria me autobusë u sollën në port, të shoqëruar nga policia dhe u dërguan në traget, ku është caktuar edhe një mjek.
Deportimi është kryer nën masa të mëdha të sigurisë. Me këtë rast është mbajtur një protestë nga disa aktivistë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen midis Turqisë dhe BE-së.