Nour Gelle Gedi,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
08 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
MOGADISHU (AA) - Të paktën tre persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga bombardimi i kryeqytetit somalez, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i komunës Hamr, Haceb Ahmed Osman Turi tha se predha e minahedhësit ra në një zonë shumë të frekuentuar ku mbetën të vrarë tre civilë. Sipas tij, është zbuluar se nga ishte shkrepur predha, dhe se personat përgjegjës janë kapur në operacionet e kryera menjëherë pas sulmit.