Bota

Greqi, fermerët protestë me traktorë në Selanik

Shoqatat greke të fermerëve kanë protestuar prej disa javësh, duke kërkuar mbështetjen e qeverisë për çështje të ndryshme

Ekip  | 20.02.2025 - Përdıtësım : 20.02.2025
Greqi, fermerët protestë me traktorë në Selanik

Selanik

Fermerët në Selanik të Greqisë kanë mbajtur një protestë të enjten me traktorët e tyre, duke kërkuar mbështetje nga qeveria, raporton Anadolu.

Duke dalë në rrugë me dhjetëra traktorë, protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit.

Fermerët mbajtën fjalime të ndryshme dhe më pas ecën drejt një hoteli ku po mbahej një aktivitet me pjesëmarrjen e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis.

Protesta përfundoi pasi policia mori masa të forta sigurie dhe mbylli rrugët drejt hotelit.

Aksioni u mbështet edhe nga bletarët dhe blegtorët.

Shoqatat greke të fermerëve kanë protestuar prej disa javësh, duke kërkuar mbështetjen e qeverisë për çështje të ndryshme.

Në mënyrë që të ulet kostoja e prodhimit, ata kërkojnë që karburanti dizel që përdoret në bujqësi të përjashtohet nga taksat, të ulet çmimi i energjisë elektrike, të hiqet TVSH-ja nga blerjet e bëra për aktivitete bujqësore, të mbulohen të gjitha dëmet në tokat bujqësore nga fatkeqësitë natyrore dhe të rriten pensionet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın