Furkan Güldemir
22 Nëntor 2017•Përditësim: 22 Nëntor 2017
BEJRUT (AA) - Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, i cili tha se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite më 4 nëntor, ka mbërritur në vendin e tij 17 ditë pas dorëheqjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hariri është kthyer në Liban pas dorëheqjes së tij të cilën e njoftoi në një transmetim direkt nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Rijad.
Pas takimeve të zhvilluara në Egjipt, Hariri ka udhëtuar në mënyrë të befasishme në Qipron greke prej ku ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar "Refik Hariri" në Bejrut.
Saad Hariri është larguar nën masa të sigurisë nga aeroporti, dhe pas një vizite në varrin e ish kryeministrit Refik Hariri i cili u vra si pasojë e një atentati thuhet se ai do të shkojë në banesën e tij.
Ish kryeministri i Libanit Saad Hariri pas njoftimit të dorëheqjes nga detyra e tij më 4 nëntor ai zhvilloi takime me mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz si dhe takime në Emiratet e bashkuara Arabe dhe në Francë.
Së fundmi Hariri ka zhvilluar një takim në Egjipt me presidentin Abdulfettah es-Sisi ndërsa më pas zhvilloi një vizitë në Qipron greke.
"Hezbollahu dhe Irani destabilizojnë rajonin. Jam i shqetësuar se ndaj meje mund të kryhet atentat", ka thënë Hariri në fjalimin e tij të dorëheqjes të cilën e deklaroi më 4 nëntor nga Rijadi pa kaluar ende një vit nga marrja e votëbesimit për qeverinë të cilën e kishte formuar.