Abdullah Aşıran
23 Prill 2020•Përditësim: 23 Prill 2020
Në Holandë, në 24 orët e fundit regjistrohen 123 vdekje të reja, duke e rritur në 4.177 numrin gjithsej të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) me 887 raste të reja në 24 orët e fundit në Holandë rritet në 35.729 numri i rasteve, ndërsa me 123 vdekje rritet në 4.177 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave nën trajtim në spitalet në vend me një rritje prej 137 personash në 24 orët e fundit arrin në 10.158.