Heba Alsayyed Ramadan Solaıman
07 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
BAGDAD (AA) – Presidenti i rajonit gjysmëautonom kurd të Irakut Verior, Massoud Barzani, të mërkurën përsëriti thirrjen e tij për referendum për pavarësinë e rajonit nga Qeveria qendrore në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Në urimin me rastin e Ramazan Bajramit, Barzani u bëri thirrje palëve dhe grupeve politike në rajon që të mblidhen për të biseduar për mjetet e “arritjes së marrëveshjes për marrëdhëniet e rajonit me Qeverinë federale irakiane”.
“Shpresoj se do të takohem me përfaqësuesit e partive dhe grupeve politike në rajon pas Bajramit për të biseduar për mundësitë e mbajtjes së referendumit për vetëpërcaktim dhe për marrëdhëniet mes Erbilit dhe Bagdadit në përputhje me interesat kombëtare”, tha Barzani.
Muajin e kaluar, Barzani deklaroi se “nuk ka qëllim sublim por të drejtën për vetëpërcaktim dhe pavarësi”, dhe paralajmëroi se “respekton viktimat e kontesteve dhe konflikteve interne”.