Mustafa Melih Ahıshalı
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Irani ka raportuar 62 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 7.119 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 2.111 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 124.603.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 97.173 persona.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.