Fuat Kabakcı
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë prej 5 ballësh në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë Xinhua, në rrethin Qiaojia të qytetit Zhaotong në provincën Yunnan në jug mbrëmë ka ndodhur një tërmet 5 ballë.
Tërmeti në thellësi prej 8 kilometra ka shkaktuar vdekjen e 4 personave, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.
Në zonën e tërmetit kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit, ndërsa banorëve u është dhënë çadra, jorgan dhe ushqim.