Turgut Alp Boyraz
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite sot në mëngjes filloi stërvitje ushtarake në kufirin me Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që siguroi gazetari i AA-së nga Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, qëllimi i stërvitjes ushtarake i udhëhequr nga Shefi i Shtabit izraelit Gadi Eizenkot është "për të ruajtur aftësinë dhe gatishmërinë së ushtrisë kundër kërcënimeve".
Nuk u bë e ditur se sa ditë do të zgjasë stërvitja ushtarake dhe sa ushtarë do të marrin pjesë.
Mediat izraelite njoftuan se qëllimi i ushtrimit ushtarak i cili është drejtuar kah kufiri i Gazës është "parandalimi i qitjes së raketave dhe artilerisë në drejtim të rajoneve kufitare, sulmeve nëntokësore dhe mbitokësore ndaj Izraelit, dhe parandalimin e hapjes së zjarrit kundër ushtarëve izraelitë nga rrugët dhe stacionet e reja të formuara gjatë kufirit nga ana e Hamas-it".