Ekip
03 Tetor 2019•Përditësim: 04 Tetor 2019
Qindra jordanezë sot iu bashkuan grevës së mësuesve të cilët kërkojnë rritje të pagave të tyre për 50 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit u mblodhën në kryeqytetin Aman duke ngritur pankarta me mbishkrime: "Mësuesi është ikona e rilindjes" dhe "Mësuesit nuk po kërkojnë luks, por të drejta".
"Ne nuk jemi lodhur .. ne nuk jemi dakord .. kërkesa jonë është rritje prej 50 për qind", brohorisnin grevistët.
Greva filloi muajin e kaluar për të protestuar ndaj marrëveshjes së vitit 2014 të arritur me qeverinë, e cila kishte premtuar ngritje pagash.