Ramazan Turgut
15 maj 2016•Përditësim: 15 maj 2016
RIJAD (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil bin Ahmed el-Xhubejr, është takuar me homologun e tij amerikan, John Kerry, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA thuhet se Xhubejr është takuar me homologun e tij amerikan në orët e mbrëmjes së djeshme. Takimi është realizuar menjëherë pas mbërritjes së Kerry-t për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Në takim është folur për çështje të ndryshme të rajonit dhe veçanërisht atë të Sirisë.
Sekretari Amerikan i Shetit, Kerry ndodhet për një vizitë dy ditore në Arabinë Saudite, vizitë kjo e cila fillon sot. Në kuadër të kësaj vizite Kerry pritet të realizojë takime të ndryshme me zyrtarë të lartë të këtij vendi.