Amina Zorniç
15 maj 2016•Përditësim: 15 maj 2016
WASHINGTON (AA) - Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) njoftoi dje se prilli i vitit 2016, ishte muaji më i nxehtë ndonjëherë në historinë e matjes së temperaturës, raporton Anadolu Agency (AA).
NASA më parë në mars të këtij viti njoftoi se ky muaj ishte muaji më i ngrohtë në 136 vitet e fundit. Agjencia amerikane atëherë paralajmëroi se tetori, nëntori dhe dhjetori 2015, pastaj janari dhe shkurti 2016 kanë thyer rekorde në temperaturat globale dhe se ky trend do të vazhdojë.
Sipas raportit të fundit të NASA-s, temperatura në nivel global në prill 2016 ishte 1.11 gradë Celsius, që e bënë prilln muajin e gjashtë me radhë që ka tejkaluar temperaturat e matura më parë.
"Ky me të vërtetë është një informacion i madh. Aktualisht jemi një pozitë ku nuk e dimë se si do të zhvillohen gjërat. Ishim në dijeni të ndikimit të El Nino-s, por askush nuk ka pritur një trondije të tillë", ka thënë meteorologu Eric Holthaus.
Ai shtoi se, sipas ekspertëve të mbarë botës, temperaturat në vitin e fundit në nivel global janë rritur me 25 përqind në krahasim me matjet nga 1880.
Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Goddard të NASA-s për hulumtime kozmike, konstatoi se shkencëtarët tashmë mund me siguri të parashikojnë se 2016-ta do të jetë viti më i ngrohtë ndonjëherë.