Şeyma Uzundere
01 Janar 2022•Përditësim: 01 Janar 2022
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se do të forcojnë edhe më shumë kapacitetin ushtarak të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA) të Koresë së Veriut thuhet se Kim ka folur në mbledhjen e përgjithshme të Partisë së Punës në pushtet, ku ai ka theksuar se politika ndërkombëtare dhe mjedisi ushtarak që sa vjen e "destabilizohet" në Gadishullin Korean i drejton ata që të forcojnë mbrojtjen kombëtare.
Kim premtoi rritjen e kapacitetit ushtarak dhe kërkoi që të vazhdohet në mënyrë të fuqishme lufta kundër COVID-19.
Po ashtu Kim vuri theksin se autoritetet duhet t'i japin përparësi çështjes për të mposhtur virusin.
Koreja e Veriut vazhdon të mbajë të mbyllur kufijtë e saj në kuadër të masave kundër COVID-19.
Pretendohet se Koreja e Veriut që ka mbyllur kufijtë e saj mbijeton me ndihmat e ardhura nga Kina.