Ahmet Furkan Mercan
13 Prill 2023•Përditësim: 14 Prill 2023
Qeveria e Japonisë njoftoi se Koreja e Veriut ka kryer testim të raketës balistike dhe se sistemi i paralajmërimit të hershëm "J-Alert" i ka bërë thirrje popullatës për evakuim, transmeton Anadolu.
Ministria japoneze e Mbrojtjes deklaroi se Koreja e Veriut lëshoi raketën balistike në orën 08:00 me orën lokale.
Roja Bregdetare e Japonisë publikoi një mesazh se raketa balistike mund të bie brenda zonës së Hokkaido-s në veri të vendit.
Sistemi i paralajmërimit të hershëm "J-Alert" i ka bërë thirrje popullatës në rajon për evakuim brenda ndërtesave ose në strehimoret nëntokësore.
Ndërkohë ministria ka informuar se raketa balistike ka rënë në brigjet e Hokkaido-s dhe më pas u tërhoq thirrja për evakuim në rajon.
Bëhet e ditur se në të gjithë zonën janë ndërprerë për një kohë të shkurtër udhëtimet me trena të shpejtë.
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut konfirmoi se testimi është kryer nga brigjet lindore të Koresë së Veriut.