Mahmoud Barakat
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
ERBIL (AA) – Qeveria Rajonale Kurde (KRG) në Irak informon se organizata terroriste DAESH ka humbur mbi gjysmën e territorit të saj që ka pasur në kontroll pas marrjes së 25 përqind të terrorit të Irakut në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
“DAESH-i arriti të marrë nën kontroll të plotë provincat Mosul, Saladin dhe Anbar si dhe disa rajone në provincën e Kerkukut dhe Diyalas. Avancoi në drejtim të kryeqytetit Bagdad si dhe kontrolloi disa zona kufitare afër Sirisë dhe Jordanisë”, deklaroi Jabbar Yaver, nga KRG-ja.
Yaver tha se organizata ishte dobësuar financiarisht nga humbja e shumë prej puseve të naftës dhe është duke luftuar për të shitur naftë, sepse autokolonat e saj janë në shënjestër nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, si dhe nga Rusia në Siri.