Ekip
28 Prill 2021•Përditësim: 28 Prill 2021
Së paku tetë persona, prej të cilëve disa shtetas të huaj, kanë humbur jetën gjatë zjarrit në një ndërtesë në të cilën gjendej një hotel i cili ilegalisht punonte në qendër të Rigës, kryeqyteti i Letonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kati i gjashtë i ndërtesës dhe çatia ishin në flakë, ndërsa ekipet e shpëtimit gjetën tetë persona të vdekur.
Janë evakuuar edhe 24 persona, theksoi agjencia e lajmeve Baltic Neës Service.
Autoritetet e Letonisë theksuan se një hotel i paligjshëm ishte vendosur në ndërtesë.
Disa nga viktimat ishin të huaj, tha kryetari i Bashkisë së Rigës, Martins Stakis. Ndërtesa është e vendosur në qendër të Rigës, pranë stacionit kryesor të autobusëve dhe trenave.