Said İbicioğlu
15 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
TRIPOLI (AA) - Ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe SHBA-ve në Tripoli të Libisë kanë bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në rajonin "Gjysmëhëna e Naftës", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ambasadori britanik në Tripoli Peter Millet përmes medias sociale, ai është shprehur se "Duhet ndaluar luftimet në rajonin 'Gjysmëhëna e Naftës' dhe duhet përmbajtur nga aktivitetet që dëmtojnë infrastrukturën e naftës".
"Infrastruktura e naftës dhe të ardhurat nga nafta i përkasin tërë popullit libian", thuhet në deklaratë, teksa po ashtu thuhet se kompania kombëtare e naftës duhet ngelur nën mbikëqyrje speciale sipas rezolutave 2259 dhe 2278 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.