Gözde Bayar
02 Mars 2020•Përditësim: 03 Mars 2020
Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Libisë (GNA) e cila është e njohur nga OKB, njoftoi se ka vrarë 23 pjesëtarë të milicisë besnike të puçistit Khalifa Haftar në Tripolin jugor, raporton Anadolu Agency (AA).
GNA ka kapur të gjallë katër pjesëtarë të forcave të Haftarit gjatë zmbrapsjes së sulmit, tha për AA, zëdhënësi i operacionit të udhëhequr nga GNA (Vullkani i tërbimit), Mustafa al-Mujie.
Ai shtoi se nëntë ushtarë të GNA-së janë vrarë.
GNA e njohur ndërkombëtarisht është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me më shumë se 1.000 jetë të humbur gjatë dhunës.