Velid Duken,Said İbicioğlu
11 Qershor 2016•Përditësim: 11 Qershor 2016
SIRTE (AA) – Dymbëdhjetë ushtarë kanë vdekur dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë operacioneve antiterroriste të kryera nga ushtria e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë (NUG) në qytetin Sirte. Operacionet në fjalë kanë patur në shënjestër organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i spitalit në Misrata, Abdulaziz Isa, deklaroi për AA se në spital janë sjellë 12 trupa të pajetë të ushtarëve si dhe 40 të plagosur tjerë. Isa theksoi se spitali po përballet me probleme të mungesës së pajisjeve mjekësore, ku kërkoi ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare.