Dejan Maksimoviç
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
MARSEILLE (AA) – Policia në Marseille mbrëmë në dytën natë me radhë, u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë kryesisht tifozë anglezë, të cilët ishin mbledhur dhe shkaktonin trazira nëpër rrugë para fillimit të Kampionatit Evropian në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njësiti special policor për shpërndarjen e demonstrative u përlesh me tifozët anglezë, të cilët në rrugët e pjesës së qytetit Old Port ndaj policisë hidhnin shishe.
Sipas raportimeve të mediave britanike në rrugët e Marseille u paraqit një grup i tifozëve të Anglisë të cilët provokonin policinë dhe banorët.
Në përleshjen që shpërtheu para një pub-i të enjten mbrëma mes tifozëve anglezë dhe të rinjve lokalë, policia përdori gaz lotsjellës.