Ekip
30 Janar 2019•Përditësim: 31 Janar 2019
BAGDAD (AA) – Mbreti i Spanjës, Felipe VI, sot mbërriti në Bagdad, që është vizita e parë zyrtare e monarkut spanjoll në Irak pas katër dekadash, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Irakut, Barham Salih, priti mbretin spanjoll me nderimet më të larta shtetërore.
Një zyrtar anonim i Ministrisë së Jashtme të Irakut për AA tha se mbreti i Spanjës pas kësaj vizitoi ushtarët spanjoll të cilët marrin pjesë në misionin e koalicionit global në luftën kundër organizatës terroriste DEASH në Irak.
Aktualisht në Irak janë angazhuar të paktën 425 ushtarë spanjollë. Forcat spanjolle realizojnë aftësimin e forcave irakiane dhe nuk marrin pjesë në operacione të armatosura.