Gamze Türkoğlu Oğuz
19 Mars 2019•Përditësim: 20 Mars 2019
Shpërthim i madh ka ndodhur në vullkanin Popocatepetl në pjesën qendrore të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Independent, vullkani, që gjendet 70 kilometra larg kryeqytetit Meksiko, ka hedhur hi dhe lavë mbrëmë në orët e vonshme.
Qendra Kombëtare për Parandalimin e Katastrofave e Meksikës bëri të ditur se hiri vullkanik gjatë shpërthimit ka arritur lartësi 1,2 kilometër.
Ndërkohë, qeveria meksikane ka paraljmëruar të qëndrohet larg nga zona përreth vullkanit.
Javët e fundit ishte vërejtur aktivitet i shtuar i vullkanit Popocatepetl, që në përkthim ka kuptimin "mali që tymon".