Servet Günerigök
29 Tetor 2021•Përditësim: 01 Nëntor 2021
Të paktën 20.160 persona e kanë humbur jetën në aksidente trafiku në të gjithë SHBA-në në gjysmën e parë të vitit 2021, njoftuan autoritetet të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 18.4 për qind krahasuar me 17.020 viktima që ishin parashikuar në gjysmën e parë të vitit 2020", thuhet në raportin e Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të Departamentit të Transportit.
Shifra paraqet numrin më të lartë të vdekjeve gjatë gjysmës së parë të vitit që nga viti 2006.
"Kjo është një krizë", tha Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg në një deklaratë, duke shtuar se SHBA-ja "nuk duhet t'i pranojë këto vdekje thjesht si pjesë e jetës së përditshme në Amerikë".
Buttigieg tha se Departamenti do të përpilojë Strategjinë e saj të parë Kombëtare të Sigurisë Rrugore për të koordinuar hapat e veprimit për të gjithë ata që punojnë për të shpëtuar jetë në rrugë.
"Askush nuk do ta arrijë këtë i vetëm. Do të duhen të gjitha nivelet e qeverisë, industritë, mbështetësit, inxhinierët dhe komunitetet në të gjithë vendin që të punojnë së bashku drejt ditës kur anëtarët e familjeve nuk duhet t'u thonë më lamtumirë të dashurve të tyre për shkak të një aksidenti trafiku", shtoi ai.
Përveç kësaj, kilometrat e kaluara të automjeteve në gjysmën e parë të 2021 u rritën me rreth 173.1 miliardë milje ose rreth 13 për qind, sipas raportit.