Handan Kazancı
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Gjermanisë realizuan një bisedë telefonike ku diskutuan për turizmin pasi bota është goditur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike, kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas, shkëmbyen mendime mbi procesin e normalizimit, si dhe çështje të BE-së dhe rajonale.
Të dielën, Turqia filloi të realizojë telefonata diplomatike me 70 vende për t'i informuar ata në lidhje me infrastrukturën shëndetësore të vendit mbi pandeminë, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Turqia në një sistem certifikimi është një vend i sigurt për turizëm, në lidhje me masat kundër COVID-19, tha ministri Ersoy në një deklaratë të shkruar.
Pas origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht si rajone më të prekura janë Evropa dhe SHBA.