Ayhan Şimşek
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
BERLIN (AA) – Autoritetet e Gjermanisë nuk janë duke hetuar Gylenistët, deklaroi të martën ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, që ka shtuar akoma më shumë zemërimin e Ankarasë e cila kërkon masa kundër grupit që vepron në hije, raporton Anadolu Agëncy (AA).
Ministri gjerman tha se “Lëvizja Gyleniste”, e cila qëndron prapa tentativës së përgjakshme për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, nuk ka strukturë të organizuar në Gjermani.
“Me aq sa di unë, aktualisht nuk kemi ndonjë hetim se si është e organizuar lëvizja Gyleniste. Në të njëjtën kohë nuk kemi as të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se ata kanë një prani organizative këtu", tha Mass gjatë një evenimenti të organizuar nga shoqata e Korrespondentëve të Huaj në Berlin.
Ndjekësit e Gylenit të cilët veten e quajnë me atributin “Lëvizja Hizmet” në Gjermani nuk janë të organizuar me një strukturë të centralizuar mirëpo ata kryejnë aktivitete të shumta përmes rrjetit të madh i cili përbëhet nga shkolla private, asociacione të biznesit dhe organizatave mediatike.
Një raport i agjencisë sekrete gjermane i përpiluar në vitin 2014 shkruante se pasuesit e lëvizjes kishin themeluar më shumë se 500 organizata në të gjithë vendin, përfshirë të paktën 24 shkolla dhe shumë fondacione kulturore.
Menjëherë pas puçit të dështuar në Turqi, Ankaraja zyrtare kërkoi nga Berlini të ndalojë aktivitetet e organizatës në Gjermani ku jeton një komunitet 3 milionësh turk, ndërkohë që besohet se disa figura të shquara gyleniste nga Turqia, në mesin e të cilëve prokurorë dhe gazetarë besohet të kenë ikur në Gjermani.
Muajin e kaluar Ankaraja kërkoi nga autoritetet gjermane të locojnë dhe të arrestojnë dy figura të profilit të lartë, të cilat besohet të kenë ikur në Gjermani pas pucit të dështuar në korrik.
Bëhet fjalë për prokurorët Zekeriya Oz dhe Celal Kara
Dënimi me vdekje
Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas duke folur të martën për zhvilllimet në Turqi tha se Berlini nuk do të ekstradojë në Ankara asnjë të dyshur nëse të njëjtit do të përballen me akuza politike.
Ai gjithashtu argumentoi se rivendosja e dënimit me vdekje në Turqi do të vështirësojë akoma më shumë që Berlini të përgjigjet pozitivisht në kërkesat e Ankarasë për ekstradim.
Disa të arrestuar në Turqi pas puçit të 15 korrikut gjatë marrjes në pyetje kanë dëshmuar se qindra pjesëtarë të FETO-s të profilit të lartë kanë ikur në Gjermani.
Gylenistët shfaqen shumë të kujdesshëm në Gjermani për të shmangur kritikat eventuale, duke vënë theksin te dialogu ndërfetar në mënyrë që të përfitojnë simpatitë e mediave dhe çarqeve me ndikim.