Bota, Kulturë

Në Peru zbulohet fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit

Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar

Dzihat Aliju  | 21.01.2025 - Përdıtësım : 22.01.2025
Në Peru zbulohet fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit

Shkup

Në Lima, kryeqytetin e shtetin latino-amerikan Peru, është zbuluar fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit, raporton Anadolu.

Ndërkaq, me rastin e Ditës Kombëtare të Paleontologëve, që shënohet më 20 janar, në Lima, një grup vizitorësh morën pjesë në ekspozitën e fosileve.

Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar (Cosmopolitodus hastalis).

Mes tjerash në ekspozitë u shfaqën edhe një krokodil i mitur (Piscogavialis) dhe dhëmbi i fosilizuar i një megalodoni, një specie e zhdukur e peshkaqenit gjigant.

Aktiviteti u organizua në Institutin Gjeologjik, Minierash dhe Metalurgjik të Perusë (INGEMMET).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın