Ekip
15 Mars 2018•Përditësim: 15 Mars 2018
KATMANDU (AA) – Autoritetet në Nepal pohojnë se nuk mund të identifikojnë shumicën e 22 të mbijetuarve në aksidentin ajror në kryeqytetin Katmandu, ku humbën jetën 49 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë Manoj Neupane deklaroi se identifikimi i të mbijetuarve është i vështirë për shkak të djegieve të rënda dhe gjendjes kritike të viktimave.
Ai theksoi se 19 të lënduar ende ndodhen në spitale ndërsa një viktimë është transferuar në Singapor. Dy të lënduar janë lëshuar në kurim shtëpiak.
Aksidenti ndodhi më 12 mars në aeroportin ndërkombëtar Tribhuvan në Katmanduu, kryeqytetin e Nepalit.
Nga policia konfirmuan se avioni i pasagjerëve i kompanisë US-Bangla të Bangladeshit me rastin e aterimit rrëshqiti nga pista dhe u përfshi nga flakët.
Bëhet fjalë për avionin Bombardier të llojit Dash Q400 i cili fluturoi nga Dakka ndërsa në të ndodheshin 67 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Ky aksident ajror është një nga më tragjiket në historinë e Nepalit.