Gülbin Yıldırım
26 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
UASHINGTON (AA) - Është larguar nga detyra e tij Sebastion Gorka, këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump për luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin amerikan, mësohet se Gorka një prej këshilltarëve në Shtëpinë e Bardhë, është emri i fundit që i ka dhënë lamtumirën kabinetit të Trumpit.
Teksa disa burime kanë pretenduar se Gorka ka dhënë dorëheqjen, bëhet e ditur se deklarata e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë që nuk dëshiron të identifikohet i cili është shprehur se "Gorka nuk ka dhënë dorëheqjen, por mund të konfirmoj se nuk punon në Shtëpinë e Bardhë", është komentuar se ai është shkarkuar nga detyra e tij.
Largimi apo shkarkimi i Gorka-s nga detyra ishte një zhvillim që pritej pasi Trump ndau rrugët javën e kaluar me kryekëshilltarin Steve Bannon.
Gorka dhe Bannon të cilët mbronin pikëpamje të ngjashme në fushën e sigurisë kombëtare dhe të luftës kundër terrorizmit, ata përpara detyrave të tyre në qeverinë e Trump punonin së bashku në Breitbart News, e cila pranohet si një prej botimeve kryesore të të djathtës alternative.
Theksohet se në largimin e Gorka-s nga Shtëpia e Bardhë ka një rol të rëndësishëm John Kelly i cili javën e kaluar ka marrë përsipër detyrën shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Gjithashtu bëhet e ditur se pas ardhjes së tij në detyrë ka patur ndryshime dhe largime në Shtëpinë e Bardhë.