Ekip
31 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
ATHINË (AA) – Tre emigrantë kanë vdekur javën e kaluar në kampin Moria në ishullin Lesbos, ka konfirmuar të martën zëdhënësi i Ministrisë greke për Emigracion, raporton Anadolu Agency (AA).
Kyriakos Mantouvalos tha se një emigrant i moshës 20-vjeçare nga Egjipti dhe një 46-vjeçar nga Siria që ndanin të njëjtën tendë, si dhe një 20-vjeçar tjetër pakistanez kanë vdekur pas 24 janarit.
Shkaqet për vdekjet e të lartpërmendurve akoma nuk janë zbuluar, ndërkohë që disa zëra thonë se vdekja mund të jetë e ndërlidhur me masat të cilat i kanë ndërmarrë emigrantët për tu mbrojtur nga i ftohti.
Zëdhënësi i Mjekëve pa Kufij, David Barney, deklaroi për AA se “liderët e Greqisë dhe ata të Bashkimit Evropian (BE) duhet të ndalin së mbrojturi në mënyrë të verbër marrëveshjen BE-Turqi dhe të fillojnë të mbrojnë jetët e njerëzve".