Mahmoud Barakat
18 Janar 2019•Përditësim: 19 Janar 2019
BETHLEHEM (AA) - Komuniteti i Krishterë Ortodoks Armen i Palestinës kremtoi Krishtlindjet në qytetin historik të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumica e të krishterëve, duke përfshirë katolikët, shënojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, ndërkohë që shumë komunitete ortodokse lindore shënojnë festën më 7 janar.
Megjithatë, të krishterët ortodoksë armenë, që përdorin kalendarin lindor për të përcaktuar datat e festave të tyre, festojnë Krishtlindjet më 18 janar.
Nourhan Manougian, patriarku armen i Kudsit, u prit në Kishën e Lindjes në Betlehem për festimet e Krishtlindjeve, ku të pranishëm ishin dhjetëra bashkëfetarë.
Kisha historike e Lindjes në Bethlehem konsiderohet në masë të gjerë si vendlindja e Jezusit.