Abdulbesar Ademi
13 Shkurt 2026•Përditësim: 13 Shkurt 2026
Më shumë se 100 çifte kurorëzuan martesën në dasmën e parë civile komunitare të vitit në kryeqytetin Lima në Peru, raporton Anadolu.
Gjithsej 109 çifte formalizuan lidhjet e tyre në ceremoninë masive të vitit 2026 për Ditën e Shën Valentinit, ku mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit.
Ngjarja u mbajt në kuadër të festimeve për Ditën e Shën Valentinit në “Magic Water Circuit”, në një nga atraksionet kryesore turistike të kryeqytetit dhe ndër vendet më të vizituara në vend.