Atila Altuntaş
17 Dhjetor 2015•Përditësim: 18 Dhjetor 2015
STOCKHOLM (AA) - Policia suedeze kohët e fundit ndodhet nën akuza për racizëm për shkak se kishte mbledhur të dhëna mbi mijëra romë të cilët kishin ardhur në Suedi nga Bullgaria dhe Rumania, për të lypur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton radioja suedeze EKOT, Policia e Suedisë ka mbledhur të dhëna dhe fotot e mijëra romëve që kanë ardhur në vitet e fundit në Suedi.
Disa romë që folën për këtë radio, thanë se policia i kishte fotografuar, mbledhur informacion në lidhje me identitetin e tyre dhe duke i pyetur në lidhje me familjet e tyre.