Ekip
09 Shkurt 2021•Përditësim: 09 Shkurt 2021
Në Port-au-Prince, kryeqyteti i shtetit të Amerikës Veriore, Haiti, qytetarët organizuan protesta me kërkesë të largimit të presidentit Jovenel Moise nga detyra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i vendit Moise, për shkak të zgjedhjeve të diskutueshme në vitin 2016, kishte kryer detyrën përkohësisht për një vit, ndërsa detyrën zyrtarisht e filloi në shkurt të vitit 2017.
Ai pretendon se për këtë shkak kohëzgjatja e detyrës së tij prej 5 vitesh përfundon në shkurt të vitit 2022, ndërsa partitë opozitare pohojnë se ai brenda këtij muajit duhet të braktisë detyrën.
Ndërkohë, qeveria e vendit, të dielën njoftoi se ka ndaluar një përpjekje për grusht shteti.
Autoritetet e vendit në Karaibe, Haiti, njoftuan se më shumë se 20 persona janë arrestuar për përpjekjen për të vrarë presidentin dhe përmbysur qeverinë e tij.