Ekip
13 Korrik 2017•Përditësim: 13 Korrik 2017
ARU (AA) - Misioni i Kombeve të Bashkuara në RD të Kongos (MONUSCO) ka thënë se në zonën e rajonit Kasai këtë muaj kanë gjetur 38 varre të reja masive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Misioni i OKB-së njoftojnë se që nga fillimi i vitit janë gjetur 80 varre të tilla. Ushtria pretendon se varret i përkasin atyre që u vranë nga milicia lokale.
Zona qendrore e rrethit Kasai është bastion i milicisë Kamuina Nsapu. Dhuna në mes të policisë dhe forcave të sigurisë u përshkallëzua në gusht të vitit 2016, kur forcat qeveritare vranë udhëheqësin e grupit.
Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 400 njerëz u vranë në përleshjet midis forcave të sigurisë kongole dhe pjesëtarëve të milicisë lokale që nga prilli i këtij viti.