Sayed Khodaiberdi Sadat
18 Mars 2021•Përditësim: 18 Mars 2021
Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit Mi-17 në rajonin Maidan Wardak të Afganistanit humbën jetën 9 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri ushtarak Mi-17 i Forcave Ajrore të Afganistanit u rrëzua në zonën Behsud në rajonin Maidan Wardak.
Në aksident humbën jetën 9 persona, prej të cilëve 4 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 5 të tjerë punonjës të sigurisë, thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se për shkak të aksidentit ka filluar një hetim.