Elena Teslova
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
MOSKË (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valeri Geramisov deklaroi se ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoygu ka vendosur të rifillojë "pauza humanitare" në qytetin sirian Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Gerasimov në takimin e mbajtur me komandantë të lartë tha se vendimi është marrë me udhëzimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me qëllim parandalimin e viktimave në njerëz.
Pauza humanitare do të fillojë më 4 nëntor dhe do të zbatohet nga ora 09.00 deri në ora 19.00. Gjithashtu, do të hapen 8 korridore humanitare të cilat ishin të hapura më parë, 6 prej të cilëve për civilët dhe 2 për grupet e armatosura.