Aliia Raimbekova
19 Prill 2018•Përditësim: 19 Prill 2018
ASTANA (AA) – Rusia ka lançuar një satelit ushtarak nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria ruse e Mbrojtjes, sateliti ushtarak është lançuar përmes raketës Proton-M.
Siç thuhet në njoftim, sateliti është lançuar në interes të ministrisë, kurse ndihmës komandanti i Forcave Ajrore-Hapësinore Aleksandr Golovko ka komanduar lançimin nga kozmodromi Baikonur.