Bakir Tiro
09 Janar 2019•Përditësim: 09 Janar 2019
BERLIN (AA) – Drejtori sportiv i Bayernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç, sot njoftoi se gjatë afatit kalimtar veror gjiganti bavarez futbollistik do të transferojë Benjamin Pavard (22), mbrojtës i Stuttgart-it dhe i kombëtares së Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pavard do të nënshkruajë kontratë me Bayernin për 5 vjet, me vlerë prej 35 milionë euro", tha Salihamixhiç.
Pavard filloi karrierën e tij në Lille. Nga 30 gushti i vitit 2016, ai është lojtar i skuadrës gjermane Shtutgart. Vitin e kaluar me Francën ishte kampion i botës dhe ndeshja e tij kundër Argjentinës u shpall më e bukur në Botërorin në Rusi.