Betül Yürük
09 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
VARSHAVË (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se avionët paralajmërues dhe vëzhgues AWACS që do të dërgohen në kuadër të luftës kundër DAESH do të fluturojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe të Turqisë, ku dhe në këtë mënyrë do të vëzhgohet edhe hapësira ajrore e Sirisë dhe Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e dytë të Samitit në Varshavë të Polonisë ku janë mbledhur së bashku krerët e shteteve dhe të qeverive të 28 vendeve anëtare të NATO-s u mbajt Mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s.
Stoltenberg në një deklaratë për gazetarët pas takimit tha se NATO në çështjen e shqetësimeve për sigurinë i ka ofruar siguri Turqisë e cila preket më shumë nga krizat në Siri dhe Irak.