Ömer Erdem,Ahmed Osama Awad Satti
20 Prill 2021•Përditësim: 20 Prill 2021
Këshilli i Sovranitetit dhe Këshilli i Ministrave i Sudanit, ka revokuar ligjin për bojkotimin e Izraelit që është në fuqi që nga viti 1958, në kuadër të hapave të normalizimit me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Para shkurt kohe, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Sovranitetit dhe Këshillit të Ministrave, miratimin e revokimit të ligjit për bojkotim të Izraelit", tha ministri i Drejtësisë i Sudanit, Nasreldin Abdelbari, në deklaratën nga Twitter.
Ligji për Bojkotimin e Izraelit ndalonte që sudanezët të bëjnë marrëveshje me ndonjë shtetas izraelit, organizatë ose kompani të huaj.
Me ligjin gjithashtu ndalohej hyrja dhe kalimi transit i produkteve me origjinë izraelite. Ata që shkelnin pikat e ligjit dënoheshin deri në 10 vite burg dhe gjoba.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë më 23 tetor 2020, kishte njoftuar se Sudani ka arritur marrëveshje për të bërë paqe dhe normalizuar marrëdhëniet me Sudanin.
Ndërsa pak më parë se deklarata e tij, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Trump ka nënshkruar dekretin për heqjen e Sudanit nga lista e "shteteve që mbështesin terrorin".